Lajmet e fundit

Talibanët e Afganistanit thanë të hënën se Pakistani kreu dy sulme ajrore në territorin afgan, duke vrarë pesë gra dhe tre fëmijë.
Sulmet erdhën pasi fqinjët kanë shkëmbyer fajin mbi përgjegjësinë për sulmet e fundit militante në Pakistan.
“Emirati Islamik i Afganistanit nuk lejon askënd të komprometojë sigurinë duke përdorur territorin afgan”, tha në një deklaratë Zabiullah Mujahid, zëdhënës i administratës talebane.
Sulmet vranë pesë gra dhe tre fëmijë në provincat kufitare lindore të Khost dhe Paktika, shtoi ai.
Ushtria dhe zyra e jashtme e Pakistanit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi sulmet, të cilat vijnë pasi militantë të panjohur sulmuan një post ushtarak në Pakistan të shtunën, duke vrarë shtatë forca të sigurisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shtyu atë sulm, zyrtarët e qeverisë dhe sigurisë së Pakistanit thonë se sulme të tilla janë shtuar muajt e fundit, shumë prej tyre të cilat janë marrë përsipër nga talebanët pakistanezë (TTP) dhe janë nisur nga toka afgane.
Talibanët afganë kanë mohuar lejimin e përdorimit të territorit afgan nga militantët.
"Pakistani nuk duhet të fajësojë Afganistanin për mungesën e kontrollit, paaftësisë dhe problemeve në territorin e vet," tha Mujahid, zëdhënësi, në deklaratë.
"Incidente të tilla mund të kenë pasoja shumë të këqija të cilat nuk do të jenë nën kontrollin e Pakistanit."