Real Madrid ka dërguar njerëzit e vet për të shikuar nga afër njërin nga yjet kryesor të ekipit portugez Sporting. Madrilenët janë të interesuar në Gelson Martines.
Sipas Correio da Manha, klubi nga Bernabeu do që ta mbajë afër sulmuesin e krahut dhe mbase në një të ardhme të afërt edhe të nënshkruajë me të riun, njofton Klan Kosova.
Mirëpo Martines pos Real Madrid, po vëzhgohet edhe nga klube të tjera në Europë, siç janë; Barcelona, Manchester United dhe Bayern Munich.
21 vjeçari kushton 60 milionë euro, por rrogë vjetore në Sporting ka vetëm 120.000 euro, prandaj Sporting po harton një kontratë të re për talentin portugez.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.