Talenti i skuadrës gjermane, Hertha Berlin, Dion Ajvazi, i ka thënë "Po" Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
17 vjeçari aktualisht luan për ekipin U-17 të skuadres nga kryeqyteti gjerman.
Ai do të bashkohet me kategorinë U-19 të "dardanëve".
Ajvazi u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.

Njoftimi i plotë nga FFK:
Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës
14 qershor, 2021 - Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.
Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.
Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.
Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.
FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.