Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman diskutuan "koordinimin rajonal" për përfundimin e luftës në Gaza dhe planet për brezin e shkatërruar nga lufta pas përfundimit të luftimeve, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Gjatë takimit të tyre më shumë se dy orësh në Riad, udhëheqësit folën gjithashtu për "rëndësinë e adresimit të nevojave humanitare në Gaza dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit" dhe "nevoja urgjente për të ulur tensionet në rajon", duke përfshirë sulmet nga Huthi në Detin e Kuq, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Pas takimeve të tij në rajon muajin e kaluar, Blinken tha se partnerët në Lindjen e Mesme ishin "të gatshëm të mbështesin një zgjidhje të qëndrueshme që i jep fund ciklit të gjatë të dhunës dhe garanton sigurinë e Izraelit".
Blinken tha në atë kohë se ata partnerë theksuan se kjo duhet të përfshijë "një rrugë drejt një shteti palestinez".