Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i VV-së Albin Kurti, është takuar sot sërish me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Rreth këtij takimi ka folur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci.
Ajo tha se shpreson se do të shmangen zgjedhjet e reja.
"Deputetët tanë do të jenë të gjithë të pranishëm dhe nuk do të jetë problem mbledhja e nënshkrimeve. Por, unë shpresoj se do të arrijmë një konsensus dhe se të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre dhe do të qëndrojnë në sallë dhe do të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja", deklaroi Nagavci për media.
"Të gjithë ne jemi të interesuar që të kontribuojmë në funksion të zgjidhjes, e jo të lakimit të emrave të përveçëm që vetëm mund të vështirësojë negociatat”, shtoi ajo.
Takimi Kurti-Abdixhiku, është e treta për një javë në përpjekje për të gjetur zgjidhje për presidentin, kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.