Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t'u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën në Ukrainë dhe tensionet tregtare midis pikave në agjendë, tha qeveria gjermane të shtunën.
Zyra e Merzit tha se udhëheqësi i ri gjerman, i cili mori drejtimin e ekonomisë më të madhe të Evropës më 6 maj, do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të enjten - takimi i parë ballë për ballë midis të dyve.
Poashtu u tha se takimi do të trajtojë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare si lufta e Rusisë në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare.
Merz është zhytur në përpjekje diplomatike për të siguruar një armëpushim dhe për të mbajtur të paprekur mbështetjen perëndimore për Ukrainën që kur u bë udhëheqës i Gjermanisë. Të mërkurën, ai priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Berlin, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Gjermania ka një interes të fortë në zbutjen e tensioneve tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Trumpi kërcënoi të vendoste një tarifë prej 50% për mallrat e importuara nga blloku 27-vendesh duke filluar nga e diela, por më pas e shtyu afatin deri më 9 korrik.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.