Lajmet e fundit

Analistët në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar për takimet e pozitës dhe opozitës me politikanët serbë në Solothurn.
Avni Arifi tha se përderisa takimet ndihmojnë Kosovën, atëherë sipas tij, të njëjtat janë të mirëseardhura, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Ardian Gaxherri tha se pa komunikuar me politikanë nga Serbia, marrëveshjet ndërmjet dy vendeve nuk mund të normalizohen e as të arrihen.
“Këto takime nuk janë diskrete, por janë nën presion”, u shpreh ai.