Lajmet e fundit

Sarah Jessica Parker do të deklaronte në rolin e Carrie-t tek seriali filmik “Sex and the City” se pasioni për këpucët me taka, i kishte shkatërruar shputat e këmbëve, por që ajo sërish nuk ndjente asnjë keqardhje apo pendim.
Fjala “ekstrem” përligj më së miri veshjen e këpucëve të bukura, shprehej ikona jonë. Takat përfaqësojnë një shkrirje mes të qenit femërore, të qenit seksi dhe fetishizmit që lidhet me këmbët. Kronika e zezë në Nju Jork, gjatë vitit 2003, raportonte për një grua e cila vrau të dashurin e saj me taken e këpucës. Nga ana tjetër, Jennifer Jason Leight në filmin e vitit 1992, “Single White Female” arrin ta bëjë për vete të dashurin e shoqes, vetëm me një palë këpucë të zeza me take, shkruan Living. Një dashuri “e sëmurë” kjo e jona që nis shekuj më parë… Një veshje erotike në këmbë.
Përgjatë historisë, këpucët me taka kanë qenë dhe vijojnë të jenë, një mjet tërheqës seksualisht. Jo më kot, fotografë të njohur i përmendin ato si të preferuarat e tyre, për shkak se nxjerrin në pah erotizmin te modelja.
Jo vetëm kaq, por takat theksojnë elegancën e kaviljes, ndryshojnë mënyrën e të ecurit, qëndrimit e të pasmeve.
Takat, në njëfarë mënyre janë më shumë se një veshje, pasi ato konsiderohen një “pushtet” për femrën.