Kryeqyteti i Tajvanit, Taipei, e shndërroi qytetin në një arenë stërvitjeje të sigurisë kombëtare.
Në orën 13:30 të ditës së enjte, celularët e qytetarëve filluan të bërtisnin me alarmin presidencial: "[Stërvitje për Mbrojtje Ajrore] Sulm raketor. Kërkoni menjëherë strehim'', transmeton klankosova.tv.
Pas këtij njoftimi, sirenat e alarmit për sulm ajror pushtuan qytetin, duke u pasqyruar nga ndërtesat e larta të apartamenteve dhe zyrave. Tingulli i tij i ashpër dhe i shqetësuar është i njohur për ata që e kanë përjetuar në kushte reale, një ndërthurje e frikës dhe tensionit.
Policët sipas cnn, filluan të përdorin shushore të mëdha për të urdhëruar trafikun të ndalej menjëherë. Shoferët u detyruan të braktisnin automjetet e tyre dhe të kërkonin strehim në vendet më të afërta. Autobusat mbetën të papunuara dhe bosh nëpër rrugë, që zakonisht janë të mbushura me udhëtarë.
Vullnetarët e mbrojtjes civile, të veshur me jelekë të verdhë, udhëhoqën qytetarët drejt strehimeve, bodrumeve apo qendrave tregtare nën tokë.
Edhe pse sistemi modern i metrosë i Taitpei vazhdoi të funksiononte, udhëtarëve iu kërkua të qëndronin në platforma, duke mos u lejuar të lëvizin.
Kjo stërvitje e madhe i dha qytetarëve një ndjesi të fortë të mundësisë së një kërcënimi të jashtëzakonshëm, duke kujtuar se ndonëse Taipei është një qytet i avancuar, mbrojtja dhe gatishmëria për t'u përballur me rreziqe është gjithmonë e domosdoshme.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.