Lajmet e fundit

Tajlanda ka ndaluar importet e mbeturinave plastike për shkak të shqetësimeve të ndotjes toksike, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se dështimi për të arritur një traktat global për të zvogëluar mbeturinat plastike do të dëmtojë shëndetin e njeriut.
Një ligj që ndalon importet e mbeturinave plastike ka hyrë në fuqi këtë muaj në Tajlandë, pas viteve të fushatave nga aktivistët, transmeton klankosova.tv.
Tajlanda është një nga disa vendet e Azisë Juglindore që ka pranuar tradicionalisht të marrë mbeturina plastike nga kombet e zhvilluara.
Sipas the guardian vendi u bë një destinacion kryesor për eksportet e mbeturinave plastike nga Europa, SHBA, Britania e Madhe dhe Japonia në vitin 2018, pasi Kina, tregu më i madh në botë për mbeturinat shtëpiake, vendosi një ndalim.
Japonia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mbeturinave plastike në Tajlandë, me rreth 50 milionë kg të eksportuara në vitin 2023.
Zyrtarët e doganave tajlandeze thanë se mbi 1.1 milionë ton mbetje plastike u importuan midis viteve 2018 dhe 2021.