Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias janë takuar sot në Malajzi për të diskutuar një armëpushim, pas pesë ditësh luftime në kufirin mes dy vendeve.
Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, kërkoi ndërprerje të menjëhershme të zjarrit, ndërsa homologu tajlandez, Phumtham Wechayachai, theksoi se Kamboxhia duhet të tregojë sinqeritet për uljen e tensioneve.
Sipas BBC, të paktën 33 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur, transmeton KlanKosova.tv
Bisedimet po zhvillohen në një moment të tensionuar, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, u ka kërkuar dy vendeve të arrijnë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve si kusht për vazhdimin e negociatave tregtare me Shtetet e Bashkuara.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.