Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje "të qëllimshme" të një armëpushimi që të dyja vendet kishin rënë dakord të hënën për t'i dhënë fund përplasjeve kufitare që kanë vrarë të paktën 33 persona dhe kanë zhvendosur mijëra të tjerë.
Është një fillim i pasigurt për armëpushimin, i cili kishte për qëllim t'i jepte fund pesë ditëve të bombardimeve dhe sulmeve me raketa përgjatë kufirit të përbashkët.
Ushtria tajlandeze thotë se ndaloi së shtëni pas mesnatës, por se vazhdoi të merrte të shtëna nga pala kamboxhiane "në vende të shumta" deri këtë mëngjes.
Por ministria e mbrojtjes e Kamboxhias i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk kishte pasur "përleshje të armatosura" midis dy palëve që kur armëpushimi filloi në mesnatë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një takim midis komandantëve lokalë, e që ishte pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, është shtyrë dy herë dhe mund të mos ndodhë fare.
Tensionet midis vendeve të Azisë Juglindore mbi kufirin e tyre shekullor të diskutueshëm u përshkallëzuan në maj kur një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.