Lajmet e fundit

Tajfuni Kong-rey, më i madhi që ka goditur drejtpërdrejt Tajvanin në gati 30 vjet, ka rënë në bregun lindor të ishullit.
Shkollat dhe vendet e punës në të gjithë Tajvanin u mbyllën të enjten dhe supermarketet u zbrazën, ndërsa miliona banorë po përgatiteshin për stuhinë që goditi rreth orës 13:40, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një moment përpara se të binte në tokë, tajfuni Kong-rey ecte me shpejtësi mbi 200 km/h, duke e bërë atë të barabartë me një stuhi të kategorisë 4.
Qindra fluturime dhe tragete, janë pezulluar gjithashtu.