Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri ka folur mbi “zhdukjen” e kryekriminelit Milan Radoiçiq, i cili me grupin e tij, akuzohen se kryen sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Tahiri potencoi se Radoiçiq, tash e pesë muaj nuk është parë në Beograd, transmeton Klankosova.tv.
Ai foli edhe rreth aludimeve se kryeterroristi ka mundur të fshihet në Rusi.
“Është shumë e rëndësishme se çka ka thënë dje Sekretari i NATO-së, Mark Rutte. Ai thotë se zyrtarisht NATO-ja ka nisur t’i hetojë se qysh Serbia i ka blerë raketat kineze, do të thotë se kjo është shumë e rëndësishme, pasi Kroacia i dërgoi një letër, mirëpo Rutte është në pritje të raportit që duhet t’ia japë presidenti i Serbisë, të cilit ia ka premtuar sy më sy, për grupin që e ka realizuar sulmin në Banjskë”, tha Tahiri.
“Milan Radoiçiq tash e pesë muaj nuk është parë në Beograd, do të thotë diku rreth tetorit është parë duke i bërë mbrojtje fizike më atë grupin e tij famëkeq. Është aluduar shpesh [që ai ka ikur në Rusi], mirëpo gjithmonë del e kundërta sepse dalin fotografi të tij nëpër Beograd”, tha gazetari në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=2J7tE6pS2_w
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.