Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte para llapjanëve është shprehur se po qeverisemi nga njerëz të paditur.
Tahiri tha gjithashtu se mashtruesit nuk kanë dyer për të trokitur e nuk hapin rrugë të reja dhe sipas tij, kësaj qeveri duhet t'i thuhet "stop".
"Mashtruesit nuk kanë dyer për të trokitur, nuk hapin rrugë të reja, sepse nuk dinë të ecin përpara, dinë vetëm të mashtrojnë".
"Të dashur llapjanë, mos harroni, jemi duke u qeverisur me njerëz të paditur, me njerëz që nuk janë të zot dhe nuk kanë kompetencë për të udhëhequr, me 9 shkurt këta njerëz duhet t'a hapin rrugën".
"Pse duhet t'iu themi "stop", se kjo qeveri e ka varfëruar secilin llapjan dhe secilin qytetarë të Kosovës, i ka injoruar policët e Kosovës, ushtarët e Kosovës, mësimdhënësit e Kosovës, i ka lënë të rinjt pas dore, i ka shtyrë përpara njerëzit që ta lëshojnë Kosovës", u shpreh tutje Tahiri./Klankosova.tv.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.