Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, e ka quajtur dembele shumicën parlamentare.
Këtë cilësim ai e ka bërë lidhur me mosmiratimin e “Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031”, dy ditë më parë si dhe të nesërmen, katër marrëveshjeve ndërkombëtare. Krejt kjo në mungesë të kuorumit.
“Është për keqardhje që nuk ka arritur ta bëjë kuorumin ndonëse mbi ka 50 përqind të deputetëve në parlament. Kuvendi ka qenë goxha dembel - në veçanti mazhoranca e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Tahiri.
Ai në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM, ka theksuar se strategjia për energjinë ishte e mangët si dokument.
“Kjo strategji është e gabuar prandaj edhe nuk e ka kaluar [Lëvizja Vetëvendose]”.
“Jemi në vitin e dytë të krizës energjetike. Nuk kemi pasur as ndërtim të kapaciteteve të reja prodhuese. Blloku A5 është ndalur dhe kjo na kushton miliona euro import. Krizat janë globale mirëpo zgjidhjet janë lokale. Kapacitetet që i kemi janë jashtë funksionit dhe këtë po e bën udhëhqësia aktuale e KEK. Kështu rrezikojmë të futemi në krizë edhe më të thellë”.
https://www.youtube.com/watch?v=Ljh6qtkKOys
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.