Lajmet e fundit

"Në terrenin e aleancës shqiptaro-kosovare dhe ShBA-së ka synime shumë të mëdha dhe po jepen miliona euro, sidomos nga Beogradi, për t'i futur hundët pikërisht në këtë aleancë. Qëllimi është që Beogradi të përvetësojë elemente të aleancës Kosovë-ShBA për vete", deklaroi ai.Sipas Tahirit, zyrtarë të lartë serbë, duke nisur nga presidenti i Serbisë, po shfrytëzojnë media me ndikim në Shtetet e Bashkuara për të promovuar narrativën se presidenti amerikan Donald Trump mund ta vizitojë Beogradin, ndonëse ky është "fake news". Ai theksoi se një nga shqetësimet kryesore mbeten edhe raportet aktuale mes Kosovës dhe SHBA-së.
"Sa i përket marrëdhënieve që janë momentalisht mes Prishtinës dhe Uashingtonit, mendoj që janë në pauzë dhe në krizë. Kjo për faktin se tash e dy vjet, zyrtari më i lartë që e ka vizituar Kosovën ka qenë një zyrtar i shkallës së dytë ose të tretë të Departamentit të Shtetit", tha më tej Tahiri./Klankosova.tv