Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur mbi situatën e Kuvendit, duke përmendur humbjen e një viti për vendin.
"Në emër të grupit parlamentar të AAK-së, më lejoni të them se Kosova humbi një vit. Kosova humbi një vit të të gjitha veprimeve dhe të gjitha beneficioneve që mund t’i kishte pasur. Pyetja që çdo qytetar i Kosovës e shtrojnë sot është, pse nuk është konstituuar Kuvendi para një viti?".
Ai tha se AAK-ja ka abstenuar në dy votimet e mëparshme, por gjithmonë ka qenë pro konstituimit të Kuvendit.
"Ka dhënë alternativa dhe ka propozuar që të mos arrijmë në këtë situatë, ku Kosova ka humbur dhe ku qytetarët e Kosovës e kanë vuajtur këtë vonesë", tha Tahiri. /Klankosova.tv
https://youtu.be/mfqsVR0Y9Tk
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.