Lajmet e fundit

Nicolas Tagliafico thotë që nuk ka asgjë konkrete sa iu përket spekulimeve për një kalim të mundshëm të tij te Barcelona.
Mbrojtësi i Ajaksit është lidhur së fundi me një kalim te Atletico Madrid dhe Arsenali, mirëpo tani po shkruhet që katalunasit janë në bisedime me agjentin e tij.
“Po qëndroj jashtë vijave. Ndoshta jam në listë [të Barcelonës], por s’ka asgjë konkrete”.
“Duhet qëndruar të qetë. Unë po ashtu po tentoj që të qëndroj i qetë. Nëse ndodh dicka atëherë do të flas me agjentin tim”.