Gresa është pyetur nga banorët pse e do Vullnetin pasi sipas tyre shumë herë duket se i njëjti e ulë atë poshtë në biseda e sipër.
Ajo u përgjigj duke thënë se nuk e ka ndjerë një gjë të tillë asnjëherë deri më sot, transmeton klankosova.tv.
“Unë nuk e kam ndjerë asnjëherë që Vullneti më ka ulë në biseda e sipër nëse e kisha ndje padyshim që ia kisha thënë”, u përgjigj Gresa.
Tutje ajo gtha se mendon që këtë pyetje ia kabërë ose Drenusha, Xheneta ose Xuxi pasi ia kanë përmendur edhe më herët, ndërsa ua kërkoi që nëse e shohin apo e ndjejnë një gjë të tillë është mirë të ia thonë direkt.
Drenusha i reagoi duke i thënë se pasi ia specifikoi emrin, atëherë ia ka përmendur këtë gjë.
“Gresë ta hanksha shkollën që e ki t’kryme, se po duhet me folë qashtu palidhje, loçka jem ky nuk është se të thotë ti je budallicë ose ti nuk di kurgjë, por shpeshherë ti tu fol ky me sarkazmën e tij që e ka që në mënyrë tjetër mundet me shfrytëzua tu të thënë hej unë bëna hajgare”, i reagoi Drenusha, Gresës.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Ik-JhFN9Wsw
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.