Lajmet e fundit

Portieri i Arsenal i huazuar te Roma për këtë sezonë, Wojciech Szczesny, ka thënë veprimi i trajnerit Wenger për të nënshkruar me Cech ishte i duhur.
Ai ka thënë se çeku ishte i duhur për skuadrën që ai e quan "shtëpi".
Szczesny ka qenë një kohë të gjatë zgjedhja e parë e trajnerit Wenger, deri në momentin kur Cech ka ardhur në Emirates Stadium për të zënë numrin një në portën e klubit.
Pavarësisht se Szczesny u dashtë të largohej e ka justifikuar vendimin e trajnerit Wenger, për ta blerë Cech, ndërsa ka thënë se shpreson që të rikthehet në Arsenal, transmeton Klan Kosova.