Lajmet e fundit

Portieri i Romës, Wojciech Szcezny ka lavdëruar kapitenin e skuadrës së tij Francesco Totti dhe ka shtuar se shpreson që do ta vazhdoj huazimin e tij me klubin.
Polaku u bashkua me Giallorossi si huazim nga Arsenal dhe duke pasuar fitoren 2 me 1 kundër Udineses ndihmoi Romën edhe në fitoret e tjera , dukë shënuar tetë të tilla radhazi.
“Roma po luan mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu,” portieri ka thënë për TuttoMercatoWeb.
Portieri i huazuar ka thënë se shpreson që ta zgjat kontratën e tij me klubin.
“Do të dëshiroja të qëndroja këtu, e dua klimën e qytetit. Sigurisht jam me fat që luaj për krah Tottit,” shtoi ai.
“Kur unë arrita, isha pak i tërhequr, e dija që Totti ishte një legjendë, por se dija që ai ishte aq djalë i mirë.”
“Gjithkush e do atë, prej shoqërisë deri te fansat, dhe unë e respektoj atë pafundësisht.”