Trendi i syzeve të yjeve duket se është inspiruar nga moda e viteve të kaluara.
Yjet si Hailey Baldwin, Timothée Chalamet dhe Karlie Kloss janë parë vazhdimisht me syze të njëjta –
Oliver Peoples “Jaye” që kushtojnë 480 dollarë.
Syzet në formë katrore dhe të holla janë nga koleksioni i kësaj marke për vitin 2020 që është inspiruar nga stili ikonik i Brigitte Bardot që sipas kompanisë paraqet “një përzierje mes maskulinitetit dhe feminitetit që ka një stil klasik”.
27 vjeçarja Kloss ka qenë e para që është parë me këto syze në fund të muajit shtator, madje disa herë.
Modelja është parë per herë të parë me syzet ngjyrë të zezë derisa ishte në Romë dhe të cilat i kishte kombinuar me një kostum ngjyrë bezhë dhe take nga marka e njohur
Manolo Blahnik (775 dollarë).
Dy ditë më vonë, ajo u pa me të njëjtat syze edhe në Javën e Modës në Paris – të cilat kësaj here i kishte kombinuar me një sako të gjerë nga
MaxMara (1590 dollarë), fund
“Turchia” (575 dollarë), pulovër
“Kipur” (525 dollarë) dhe sandale nga
Gianvito Rossi “Portofino” (815 dollarë).

23 vjeçari Chalamet ishte ylli tjetër që duket se i pëlqen këto syze.
Ai është parë me këto syze derisa është larguar nga studiot e BBC Radio në Londër në fillim të muajit tetor, të cilat i kishte kombinuar me një pulovër
Rag & Bone “Lance” (250 dollarë), pantollona
Thom Browne, dhe atlete
Gucci “Ultrapace” (790 dollarë).
Në fund, 22 vjeçarja Bieber është parë me syzet
“Jaye” këtë javë në West Hollyëood – duke i kombinuar me një bluzë
Reformation “Carrie” (38 dollarë), pantollona të gjera
Mm6 Maison Margiela (680 dollarë), atlete
Nike Air Force 1 (90 dollarë) dhe çantë nga marka e njohur
Louis Vuitton “New Wave” – 1820 dollarë.