Shfaqja teatrale “Sytë e Ujkut”, me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Kushtrim Koliqit, jepet sonte nga ora 20:00, në Qendrën Barabar në Prishtinë.
Kjo shfaqje sjell në skenë një storje të fuqishme që përballet me një nga çështjet më të heshtura të shoqërisë sonë, stigmatizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe fëmijëve të lindur nga këto krime. Me aktorët Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi, shfaqja sfidon tabutë, ndërsa ofron hapësirë për dialog, empati dhe ndryshim.
E vendosur në një kasolle të largët malore, shfaqja ndjek tri gjenerata grash, jetët e të cilave janë formësuar nga trauma e pathënë e luftës. Përmes guximit të Dilës së re dhe luftës së nënës së saj me kujtimet e dhimbshme, rrëfimi zbulon tensionin mes frikës e lirisë, heshtjes e të vërtetës.
Reprizat për shfaqjen “Sytë e Ujkut” jepen më 9, 10 dhe 11 tetor 2025./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.