Opsionet e sulmuesit të Liverpoolit, Hugo Ektike lidhur me kombëtaren për të cilin do ta përfaqësojë janë bërë të qarta: Franca dhe askund tjetër.
Kjo sepse Kameruni nuk është më një mundësi për sulmuesin e lindur në Reims, të paktën jo përderisa Marc Brys është në krye.
Trajneri i “Luanëve të Pamposhtur” e bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj ish-kampionit të dyfishtë të Ligue 1.
“Nuk e kontaktova. Ai i vuri të gjitha shpresat për të luajtur me Francën, por nuk ia doli. Dhe tani ne, Kameruni, të jemi zgjedhja e dytë? Nuk kam nevojë të jem zgjedhja e dytë,” tha Brys.
Ai shtoi: “Ai nuk e meriton të vijë këtu. Ne kemi lojtarë të mirë që luajnë me zemër. Nuk kam nevojë për një yll.”
Ekitiké ka baba kamerunas dhe nënë franceze, gjë që ia linte derën hapur për të luajtur për Kamerunin, deri këtë javë.
Këtë verë, Ekitike nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin për një shumë deri në 95 milionë euro, me bonuse të përfshira./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.