Lajmet e fundit

Në Çad sot mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat për shkak të numrit të madh të kandidatëve opozitarë pritet fitorja e presidentit të deritanishëm Idriss Deby, i cili në pushtet është prej 26 vite.
Idriss Deby nga viti 1990 është në pushtet dhe votuesit sot do të vendosin nëse lideri shumëvjeçarë afrikan do të vazhdojë të mbajë postin e presidentit edhe për pesë vjet. Më shumë se gjashtë milionë banorë me të drejtë vote kanë mundësi që të votojnë në zgjedhjet të cilave u kanë paraprirë protesta dhe kërkesa të shumta për ndryshime, veçmas lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut në këtë shtet të Afrikës së Mesme.