Lajmet e fundit

Sylvester Stallone nuk do të ndiqet penalisht për kërkesën për përdhunim të vitit 1990.
Zyra e avokatisë në L.A refuzoi të martën të ngrejë akuza për përdhunim kundër Stallone, transmeton Klan Kosova.
Një grua kohët e fundit raportoi për policinë e Santa Monikës që Stallone e sulmoi atë në vitin 1987 dhe 1990.
Gruaja tha se ajo dhe Stallone kishin një marrëdhënie konsensuale në vitin 1987, bile ajo tha se për sulmet në atë kohë kishte dëshmitarë. Megjithatë. Sipas avokatisë dëshmitarët nuk i vërtetuan fjalët e gruas.
Hetuesit nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë vërtetim tjetër për pretendimet e saj dhe çështja është refuzuar për shkak të provave të pamjaftueshme.