Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë të cilat do t'i marrin në Kukës.
Syla ka shtuar se fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza, njofton Klan Kosova.
"Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojë listat, kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me COVID-19. Po ashtu nesër unë si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detajet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi".
"Transportin deri në Kukës do ta organizojë FSSHK (për detaje ju njoftojmë me kohë)".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.