Tenistja e renditur në vendin e parë në botë, Iga Swiatek është eliminuar në raundin e tretë në “Australian Open”, nga 19-vjeçarja Linda Noskova.
Swiatek dukej se e kishte nën kontroll, megjithatë, Noskova fitoi me rezultat 3-6 6-3 6-4 në Rod Laver Arena.
“Jam mbetur pa fjalë”, tha Noskova, e cila ka arritur për herë të parë në raundin e katërt të një majori.
“Natyrisht e dija se do të ishte një ndeshje e mrekullueshme me numrin një të botës, por nuk e mendoja se do të përfundonte kështu”. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.