Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka folur për shpërthimet që ndodhën gjatë ditës së djeshme në veri të vendit.
Sveçla në konferencën e mbajtur për media tha se ka informacione se një pjesë e kriminelëve janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës që janë të përfshirë në këto incidente.
"Tashmë kemi edhe të dhënat e para nga terreni. Qoftë nga policia dhe nga Inteligjenca na thojnë se një pjesë e kriminelëve të përfshirë janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua ajo çka kemi thënë më herët. Në njërën anë janë qytetarët pa dallim etnie ndërsa në anën tjetër bandat kriminale ekstremiste", tha Sveçla.
Si pasojë shpërthimeve është pamundësua dalja në punë e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, të cilët ishin duke shkuar në zyrat e tyre për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 dhjetorit.
https://klankosova.tv/svecla-bandat-kriminale-permes-metodave-terroriste-po-e-pengojne-fillimin-e-nje-procesi-demokratik/