Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se policia sot ka arrestuar një person, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në veri.
Sveçla tha se i arrestuar është Dalibor Spasiq.
“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic”, tha ministri, teksa përgëzoi njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për, siç tha, “efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”.
“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, përfundoi Sveçla. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.