Motoristi japonezTatsuki Suzuki ka arritur të triumfoj në garën për shpërblimin e madh të Argjentinës në kategorinë Moto 3.
Ai ishte edhe me shumë fat në garën që u zhvillua në kushte me shi pasi konkurrentët kryesor për fitore dolën nga shtegu përcjell klankosova.tv.
Nga shtegu dolën dy rivalët e tij turku Deniz Oncu dhe japonezi tjetër Ayumu Sasaki.
Garuesi më i pa fat ishte David Almansa që nga vendi i 25 arriti në të dytin por dy xhiro para fundit u shty jashtë shtegut.
Prandaj vendi i dytë në fund i takoi braziliani Diogo Moreira ndërsa i treti në finish hyri italiani Andrea Migno.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.