Lajmet e fundit
Shefi i Tofees është në qendër të kritikave të ashpra pas humbjes së rëndë në Goodison Park të shtunën, që e lë skuadrën në pozitën e 12-të në tabelën e Premierligës.

Ish asi i Celtic dhe Blackburn Rovers Chris Sutton ka thënë se menaxheri i Everton Roberto Martinez është dështim dhe “turp”, pas humbjes 3-2 ndaj West Ham.
Rezultatet e dobëta e lënë Evertonin në pjesën e poshtme në tabelë – në pozitën e 12-të, larg pozitave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Megjithë investimet e mëdha, Evertoni as këtë edicion nuk është në nivel të pritshmërive, duke bërë që kritikat drejt menaxherit të arrijnë kulmin.
“Mendoj që në intervistat e tij Martinez është duke u turpëruar”, ka thënë Sutton.
“Pas secilës ndeshje ai fajëson këdo veç vetes së tij”.
“Ai i fajëson të gjithë, por është po ai që e ka krijuar këtë skuadër dhe e ka bërë të luajë në këtë mënyrë”.