Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë, pasi që u arrestua ditën e djeshme në një operacion të Antidrogës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati i Policisë.
IPK-ja tha për Klankosova.tv se zyrtari policor në fjalë është suspenduar, nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
"Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti", thuhet në përgjigjen e IPK-së për Klankosova.tv
Në aksionin e policisë u arrestuan tre persona./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/arrestohet-nje-polic-ne-1prishtine-dyshohet-se-u-kap-duke-blere-kokaine/
https://klankosova.tv/freeshopi-arreston-tre-persona-per-droge-ne-mesin-e-tyre-nje-polic/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.