Lajmet e fundit
Problemet e mëdha me të cilat po përballet skuadra nga San Siro e kanë shtyrë agjentin e lojtarit që të kërkojë ambient të ri për mesfushorin me tipare sulmuese

Në kërkimin për t'i forcuar radhët para nisjes së edicionit të ri, Real Madrid është befasuar nga Milan, që ia ka ofruar mesfushorin Suso.
Gjiganti italian ka probleme serioze me Fair Play financiar, për shkeljen e rregullave të të cilit është dënuar me mospjesëmarrje në garat europiane edicionin e ardhshëm.
Agjenti i mesfushorit, Alessandro Lucci, ia ka ofruar ish-lojtarin e Liverpool skuadrës kampione të Europës, për një çmim prej 40 milionë eurosh.
Nuk dihet akoma nëse Real Madrid ka shprehur interesim për ta blerë, por marrja e detyrës të trajnerit nga Julen Lopetegui e bën të mundshëm këtë kalim.