Mbretëria e Bashkuar dhe më shumë se 20 vende të tjera 5 vende akuzojnë Izraelin për ndihmë “me pika” për civilët e Gazës, ndërsa dënojnë vrasjet “e tmerrshme”
Reaporterë të BBC kanë folur me fëmijë të sëmurë në Spitalin Al Shifa në Gazën veriore.
Atje, një 17-vjeçar thotë se spitali nuk është në gjendje as t’u sigurojë ushqim pacientëve të tij, duke bërë që ai të vuajë nga kequshqyerje e rëndë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Një mjek i tha se është e vështirë të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale sepse plagët e tij nuk po shërohen siç duhet për shkak të mungesës së ushqimit.
"Ai tha që duhet të ha, por si? Nuk mund të marr as një copë bukë. Nuk po kërkoj mish apo ndonjë gjë të shtrenjtë. Po kërkoj vetëm një copë bukë”.
Një nënë në spital na tregon se djali i saj ka rënë në peshë nga 40 kg në vetëm 10 kg.
Ajo thotë se ai duhet të trajtohet në kujdes intensiv, por spitali Shifa nuk mund t'i ofrojë kujdesin që i nevojitet.
"Tani për tani, nuk ka peshk, as mish, madje as qumësht për fëmijët e Gazës - jo vetëm për djalin tim.
"Për shkak të mbylljes së kalimeve kufitare, fëmijët e Gazës janë bllokuar nga uria."
Një vajzë 15-vjeçare në Shifa thotë se në Gaza ka një “uri të rëndë dhe shkatërruese” - ku një kilogram i vetëm oriz tani kushton më shumë se 75 dollarë.
Vajza, së cilës iu desh t’i amputohej krahu, thotë se nëse do të kishte pasur ushqim të mjaftueshëm, do të kishte dalë nga spitali. Në vend të kësaj, shton ajo, kequshqyerja e ka ngadalësuar shërimin e saj dhe ka çuar në probleme të tjera serioze shëndetësore.
"Supozohet të isha fëmijë, por për fat të keq fëmijëria ime është vjedhur këtu në Gaza”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.