Lajmet e fundit

Ekipi spanjoll Valencia bën goditjen e 4 në transferime.
Blerja e radhës është sërish një tjetër talent.
Danilo Barbosa u prezantua te klubi spanjoll si përforcim për mesfushën, transmeton supersport.
Për 20 vjeçarin që u huazua nga Braga, Valencia ka të drejtë blerjeje ne fund të sezonit.
Barbosa konsiderohet si një talent për të ardhmen dhe ishte një nga më të mirët për Brazilin në Kupën e Botës për 20-vjeçarët.
Pozicioni i tij ideal është mesfushor para mbrojtjes por duke parë fizikun e tij mund të konsiderohet edhe si element cilësor për repartin e mbrojtjes.