Vëllai i Madh hapi dyert e shtëpisë, e rekordi u thye qysh në natën e parë.
Mbi 1.1 milion njerëz e panë në kohë reale nisjen e spektaklit “Big Brother VIP Kosova 3”, vetëm në kanalin zyrtar në Youtube.
Maratona, që la shikuesit para ekranit për 5 orë të plota, nisi me opinionistët, që erdhën me jo pak energji.
Nën llupën e Olta Gixharit e Milaim Zekës, por jo vetëm, nga e premtja janë 20 banorë.
Atmosferën e nisën ende pa hyrë brenda.
Por edhe luftën për të shkelur i pari në pragun e shtëpisë.
Dhoma e ndenjës nisi të mbushej me personazhe që erdhën me performancë.
Debateve mbase jo, por terrenit njëri prej banorëve do i ikë një kohë.
Hyrjet ishin nga më të veçantat.
Dikush erdhi nga qielli.
Dikush me transport tokësor.
E dikush me para-paraqitje.
Banorët që u futën vijnë nga fusha të ndryshme, e janë emra që për gjatë qëndruan në skenat shqiptare.
Përvojat në jetën e tyre padyshim që mund të bëhen objekt diskutimi, derisa synimet i kanë në fitore.
E dikush fitoren në këtë edicion e ka mision të dyfishtë.
Burim Vatovci edhe do ta jetësojë dëshirën e babait, por edhe luftimin e paragjykimeve.
Produksioni është përkujdesur që BBVK3 të ketë mbulim medial në të gjitha trevat shqiptare falë dy kanaleve të Art Motion dhe përmes të GJITHA PLATFORMAVE TJERA. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=vbaicb4Dw-U
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.