Sot e nesër luhet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndeshjet e së cilës mund t'i ndiqni në Artmotion.
Nga ora 13:00, kampioni Drita pret në shtëpi Drenicën, takim që jepet në kanalin Sport 1.
Nesër në këtë kanal dhe në të njëjtin orar jepet Prishtina me Llapin.
Ndërkaq, lideri Ballkani luan të hënën derbin ndaj vendit të katërt, Malishevës, takim që po ashtu jepet në Sport 1 nga ora 13:00.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.