Ferizaj pas përjashtimeve me kartonë të kuq të dy portierëve, kërkon këndelljen ndaj ekipit të fundit në tabelë, Drenicës. Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligë do të zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00 në Ferizaj dhe do të transmetohet direkt në kanalet e sportit në Artmotion.
Po nga ora 15:00, të njëjtën ditë zhvillohen edhe dy përballje tjera.
Gjilani – Dukagjini, që konsiderohet si derbi për dalje në Evropë, ndërsa dueli tjetër vë kokë më kokë Malishevën dhe Trepçën ’89, skuadra që pretendojnë ikjen nga zona e rrezikshme e tabelës.
Të enjten nga ora 15:00, dueli më i fortë dhe derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë. Kampioni në fuqi Ballkani e pret Prishtinën. Herën e fundit kur këto skuadra u takuan, Prishtina pati eliminuar Ballkanin nga Kupa e Kosovës.
Takim me peshë dhe shumë interesant do të jetë edhe ai në Podujevë mes Llapit dhe Dritës. Intelektualët për momentin kryesojnë tabelën e Superligës. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.