Lajmet e fundit

Liga elitare e futbollit në vend këtë fundjavë zhvillon xhiron e 20-të, me dy takime të forta në qendër të vëmendjes.
Xhiroja e 20-të e Superligës së futbollit kosovar do të jetë platformë e disa ndeshjeve interesante.
Ndër to veçohet përballja Prishtina – Liria, paçka se të dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës.
Prishtina renditet e 10-ta me 18 pikë, ndërsa skuadra prizrenase është e 7-ta me 25 pikë.
Në Kishnicë luhet një ndeshje tjetër interesante, mes Hajvalisë - lidere e klasifikimit dhe Dritës që synon mbijetesën.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Merdare, ku Llapi do të jetë nikoqir i Istogut që është e fundit në tabelë.