Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të planifikuara të javës së 28 në Superligën e Kosovës në futboll dhe vëmendja do të jetë në Gjilan ku ndeshen Gjilani me Trepçën 89.
Gjilani do ta presë në shtëpi skuadrën e Trepçës 89, në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante.
Pas dorëheqjes së Arbnor Morinës skuadra e Gjilani-t javën e kaluar luajti baras me skuadrën e Feronikeli-t, ndërsa skuadra e Trepçës 89 ka gjashtë ndeshje pa humbje dhe do të provojë ta rrisë numrin e ndeshjeve duke mos humbur as nga Gjilani, shkruan Kososva Press.
Ndeshja jo më pak interesante është ajo që zhvillohet në Drenas, ku do të ndeshen skuadra e Feronikelit dhe Lirisë nga Prizreni.
Feronikeli ende nuk e ka shijuar fitoren me trajnerin e ri Sulejman Starova, kurse Liria ndeshjen e fundit u mposhtë nga skuadra e Llapit në Prizren.
Liria në këtë ndeshje do të luaj pa lojtarin, Maganin i cili mungon shkaku i ndëshkimit me kartonë.
Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 15:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.