Lajmet e fundit

Natën e sontme zhvillohet ndeshja kthyese e Superkupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Athletic Bilbao. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 4:0 në favor të Bilbaos.
Por rruga deri tek ky trofe është shumë e vështirë edhe pse nuk është e pamundur, për këtë Katalonasit duhet ta përmbysin rezultatin prej katër golave dhe ma pas të shënojnë edhe golin e pestë me kusht që të mos pranojnë asnjë gol.
E një gjë e tillë në histori të klubit nuk ka ndodhur asnjëherë. Se do ta fitojnë këtë trofe është shprehur i bindur trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
“Nuk jemi të bindur për kthimin e rezultatit, por shumë të bindur. Është një sfidë për ne. Nëse luajmë si sezonin e kaluar, kemi mundësi.
Në 18 ndeshje të sezonit të kaluar kemi shënuar 4 apo më shumë gola dhe kjo tregon që kemi potencial. Kur luan Barcelona, mund të ndodhë gjithçka”, tha Luis Enrique.