Kampioni aktual i botës në Formula 1, Max Verstappen është rikthyer fuqishëm edhe pas pushimit të Formula 1.
Ai shpërtheu të shtunën në kualifikimet për pozitat startuese që u zhvilluan në shtegun Zandvoort në vendlindjen e tij në Holandë përcjell klankosova.tv.
Verstappen arriti që të marr “pole position” duke e bërë një xhiro pothuajse perfekte me kohën prej 1:10.567.
Me këtë rast ai regjistroi pozitën e parë startuese në Zandvoort për herë të tretë rresht duke e barazuar rekordin e bashkëvendësit të tij René Arnoux si holandezët më të suksesshëm në histori në vendlindje.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe McLaren që zuri vendin e dytë me britanikun Lando Norris.
Kurse top treshen e kompletoi piloti George Russell me ekipin Mercedes.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.