Spektakël sportiv ofron edhe kësaj here platforma kryesore shqiptare ArtMotion!
Duke nisur nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja e Superligës, ku Malisheva do të presë Prishtinën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Malisheva, e vendosur e treta me 41 pikë, do të sfidojë Prishtinën, që kërkon ngjitjen në tabelë, të cilën mund ta ndiqni në Sport 1 me komentim të Lirim Pecit, njofton Klankosova.tv.
Më vonë nga ora 19:00, do mund të ndiqni direkt në Sport 2, përballjen tjetër të Superligës, ku Feronikeli ’74 do të luajë kundër Dritës, liderit të tabelës, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me komentim nga Andi Shabani.
Ndërkohë mbrëmja sportive nuk do mbaroj pasi që nga ora 21:00, do të ketë një përballje të fortë në basketboll, ku Prishtina do të ndeshet me Pejën në Superligën e Femrave, drejtpërdrejt në Sport 3 dhe me komentim nga Ulpiana Emra.
Ndërsa për ata që ndjekin Ligën e Parë të Meshkujve, një tjetër ndeshje interesante pritet në finale: Grapeland dhe KEKU do të luajnë për titullin e kampionit, si dhe për një vend në Superligë.
Për adhuruesit e futbollit orari i zakonshëm 20:45 sjell dy përballje të rëndësishme, njofton Klankosova.tv.
Genoa do të përballet me Udinesen në Serie A, ndërsa në La Liga, Rayo Vallecano do të presë Espanyolin në një duel emocionues.
Të dyja këto ndeshje do të transmetohen në kanalet S1 dhe S2 të platformës ArtMotion.
Në të njëjtën kohë, në Ligue 1, Nice do të përballet me Nantesin për të luftuar pozitat në tabelë./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.