Sonte zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, ku Bashkimi – Sigal Prishtina dhe Trepça – Bora janë çiftet që ballafaqohen për një vend në finale.
Të katër ekipet e kualifikuara në final 4 synojnë të marrin epërsinë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në mënyrë që të krijojnë kapital para ndeshjes së kthimit.
Duelet fillojnë nga ora 18:45 dhe transmetohen drejtpërdrejt në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalet Sport 2 përkatsisht në Sport 3. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.