Edhe këtë vit do të vijë sërish festivali i shumëpritur “Sunny Hill” i organizuar nga babai i Dua, Dukagjin Lipa.
Javët e fundit ata kanë zbuluar se cilët do të jenë këngëtarët e famshëm pjesëmarrës në këtë festival ku përfshihen emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, Calvin Harris, Gashi, Miley Cyrus, Dua Lipa e shumë të tjerë.
Dukagjin Lipa në një intervistë tregoi se dy prej artisteve shumë të dashura të publikut shqiptar nuk do të jenë pjesë e evenimentit, shkruan Lapsi.
Bëhet fjalë për Bebe Rexhën dhe Rita Orën të cilat kanë refuzuar ftesën për të performuar në Kosovë.
“Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht në Prishtinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.