Prishtina u mbush me turistë të huaj, e ballinat e mediave ndërkombëtare u mbushën me lajmin se Dua Lipa mori shtetësinë e Kosovës.
Por, festivali treditor i "Sunny Hill",duket se nuk ia mbushi syrin kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Pse Kurti heshti? Lidhur me këtë pyetje në “Kosova Today” kanë diskutuar Vullnet Kraniqi, Elena Uka dhe Arlind Imeri.
Krasniqi thotë se nuk është aspak e rëndësishme nëse Kurti ka shkruar, apo jo, për festivalin e “Sunny Hill”, pasi sipas tij, më e rëndësishme është ndikimi që ky festival ka në arenën ndërkombëtare.
“Mua kjo më pengon, sepse në çdo sen po e fusim Albin Kurtin, por Albin Kurti nuk është aq i rëndësishëm”, thotë tutje Krasniqi.
Derisa, Uka nga ana tjetër thotë se Kurti është i vogël, duke e ashtuquajtur si një “want to be politikani”.
“Në këtë fushatë paska zgjedhur të bëhet një katunar nga Rugova, në çdo zgjedhje ai këqyr se çfarë katunari do të bëhet, a i Llapit, a i Dukagjinit, tash paska shkuar në Rugovë. Se besa me pas pyet Kurtin kur ka qenë i ri, më mirë e ka ditë kah është Beogradi sesa Boga në Rugovë”, u shpreh Uka.
“Ky, me e promovu ‘Sunny Hillin’, i duke sikur po i nënshtrohet Dukagjin Lipës”, shton tutje ajo.
Derisa sipas Imerit, kundërshtimi i promovimit të “Sunny Hill” nga ana e Kurtit bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, nis qysh nga fillimi i këtij festivali.
https://www.youtube.com/watch?v=2PxHBsEjsvY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.