Lajmet e fundit

Sunny Hill Festival[/caption]
Që atëherë, ai është kthyer në një simbol kulturor dhe turistik të vendit.
Në edicionet e para, Sunny Hill solli emra të mëdhenj si Martin Garrix dhe Dua Lipa, duke vendosur themelet e një tradite që do të rritej çdo vit.
Me kalimin e kohës, festivali u zhvendos, u rikthye dhe u konsolidua në lokacionin e tij aktual në Prishtinë, duke u bërë një ngjarje e përvitshme që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Sunny Hill Festival[/caption]
Edicioni 2026 karakterizohet nga një listë me artistë ndërkombëtarë si Katy Perry, Martin Garrix e Lewis Capaldi, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e festivalit si një platformë ku takohen pop-i, elektronika dhe kultura globale.
Përveç muzikës, Sunny Hill është shndërruar në një përvojë të plotë urbane, Prishtina gjatë ditëve të festivalit transformohet në një qytet që nuk fle, me turistë, evente paralele, ekonomi lokale aktive dhe atmosferë që tejkalon kufijtë e një koncerti të zakonshëm.
Sot, Sunny Hill nuk shihet më vetëm si festival, por si një histori suksesi kulturore - një projekt që ka ndryshuar perceptimin për Kosovën dhe e ka vendosur atë në hartën ndërkombëtare të muzikës dhe eventeve të mëdha. /Telegrafi/