Lajmet e fundit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, në një bisedë që e ka pasur me homologut e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij është thellësisht i shqetësuar për humbjen e jetëve të popullsisë civile në Gaza.
Sunak ka shprehu shqetësimin e Britanisë së Madhe për ndikimin potencialisht shkatërruar humanitar të operacionit ushtarak izraelit në Rafa.
“Prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë negocimi i një pauze humanitare për të lejuar lirimin e sigurt të pengjeve dhe për të lehtësuar shumë më shumë ndihma që të shkojnë në Gaza, duke çuar në një armëpushim të qëndrueshëm afatgjatë”, tha Sunak, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se Sunak theksoi nevojën që Izraeli të respektojë Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe të mbrojë infrastrukturën civile si spitalet dhe strehimoret.